Sport Çmendet futbollisti, godet me shkelm në kokë arbitrin, arrestohet për vrasje në...

Çmendet futbollisti, godet me shkelm në kokë arbitrin, arrestohet për vrasje në tentativë

Një skenë vrasje në tentativë, por në fushën e blertë të futbollit. Kjo pamje e frikshme aq sa sureale i doli përpara spektatorëve të ndeshjes midis San Paolo-Rs dhe Guarani de Venancio Aires  e vlefshme për kampionatin A2 të shtetit të Rio Grandes do Sul.

Guarani po fitonte 1-0, kur në minutën e 15-të të pjesës së dytë, krejt papritur, futbollisti William RIbeiro fillimisht shtyn dhe më pas shkelmon në kokë arbitrin e ndeshjes, Rodrigo Crivellaro, që kishte pasur “fajin” e dhënies së një kartoni të verdhë.

Arbitri humbi ndjenjat nga sulmi barbar, dhe u transportua me urgjencë në spital, ku ende mbahet nën vëzhgimin e mjekëve.

Ndërkohë, për William Ribeiro jo vetëm ka përfunduar karriera mediokre si futbollist, por ndoshta edhe jeta si njeri i lirë. Ai u arrestua në flagrancë nga forcat e rendit që në kampionatet braziliane ndodhet gjithmonë e pranishme dhe në gatishmëri, me akuzën e vrasjes në tentativë