Seriali Game of Thrones ishte fituesi kryesor i mbrëmjes, në ceremoninë e Çmimeve Emmy.
Seriali më i vlerësuar në historinë e Emmy-t, me plot 38 çmime, e nisi mbrëmjen si favorit absolut pavarësisht pakënaqësive të adhuruesve për finalizimin e historisë.
Ai u vlerësua si drama më e mirë, ndërsa një prej aktorëve të serialit, Peter Dinklage, mori në shtëpi për të katërtën herë çmimin si aktori më i mirë në rol mbështetës.
Mbrëmja rezultoi zhgënjyese për shumë prej veteraneve të ekranit të cilët u anashkaluan në favor të emrave të rinj.
Jharrel Jerome u shpall aktori më i mirë, për interpretimin në “When they see you”. Në kategorinë e femrave triumfoi gjithashtu një aktore e re Waller Bridge, e cila la duarbosh pretendenten kryesore Julia Louis-Dreyfus.
“Fleabag” u shpall si seriali më i mirë komik. Çmime edhe për dramën sociale “When They See Us” dhe Chernobil.
Ceremonia sanksionoi edhe suksesin HBO mbi Netflix, fitore me 32 çmime kundrejt 27. Ndërsa Amazon fitoi 15 çmime.
Më poshtë keni edhe listën e plotë:
-Aktori protagonist më i mirë në serial të limituar ose film televiziv: Jharrel Jerome, “When They See Us”
-Aktorja protagoniste më e mirë në serial të limituar ose film televiziv: Michelle Williams, “Fosse/Verdon”
– Aktori protagonist më i mirë në serialet komedi: Bill Hader, “Barry”
-Aktorja protagoniste më e mirë në serialet komedi: Phoebe Waller-Bridge, “Fleabag”
-Aktori protagonist më i mirë në serialet dramatike: Billy Porter, “Pose”
– Aktorja protagoniste më e mirë në serialet dramatike: Jodie Comer, “Killing Eve”
– Reality Show/Spektaklet me konkurse: “RuPaul’s Drag Race”
– Talk-Show më i mirë: “Last Week Tonight with John Oliver”
– Seriali i shkurtër më i mirë: “Chernobyl”
– Seriali komedi më i mirë: “Fleabag”
– Seriali dramatik më i mirë: “Game of Thrones”