Kuriozitete “Love tragedy”! Mbytet gjatë një propozimi nënujor për martesë (Video)

“Love tragedy”! Mbytet gjatë një propozimi nënujor për martesë (Video)

Steven Weber, nga Luiziana, u mbyt në një mënyrë të pazakontë gjatë një pushimi në Tanzani, teksa nën ujë i propozoi të dashurës së tij për t’u martuar.

Steven Weber dhe Kenesha Antoine po qëndronin në një strehim të veçantë, në një kasolle prej druri që ishte zhytur pjesërisht nën ujë, për t’u dhënë turistëve një kënaqësi plus.

Pamjet, të cilat janë postuar, tregojnë momentin kur Weber lundroi nën një “dritare nënujore” para se të merrte një copë letër, mbi të cilën ai i deklaroi dashurinë e tij ndaj vajzës dhe i kërkoi asaj që të martohej me të.

“Një frymë nuk është e mjaftueshme për t’ju treguar gjithçka që dua për ju. Por gjithçka që dua për ju, çdo ditë, unë ju dua më shumë”, shkruhej në njërën anë të letrës.

Weber më pas ktheu anën tjetër të copës së letrës që thoshte: “A do që të jesh gruaja ime? A do të martohesh me mua?”.

I riu më pas mori një unazë fejesë nga xhepi dhe u zhduk nga korniza. Kenesha postoi një video menjëherë në Facebook, duke thënë: “Po! Po! Po!”

Por ajo më vonë raportoi se Steven kishte vdekur sepse ai “nuk arriti të dalë nga uji”. Autoritetet e SHBA konfirmuan që një turist amerikan kishte vdekur në Tanzani, por pa detaje të tjera.

“Ti nuk dole dhe nuk e dëgjove përgjigjen time: Po, një milion herë – Po! Unë do të martohem me ty! Dita më e mirë e jetës sonë është shndërruar në kthesën më të keqe, më mizore të një fati të paimagjinueshëm”, njoftoi gruaja e pamundur e Weber-it, Kenesha Antoine.