Trajneri i Interit, Antonio Conte, është i paparashikueshëm. Ai u tërbua pas barazimit të tretë radhazi që skuadra e tij mori ndaj Cagliarit me rezultatin 1-1. Tekniku italian ka dalë shumë i zhgënjyer dhe i nevrikosur nga fusha dhe nuk ka pranuar të flasë për mediet.
Numri një i stolit po sheh ekipin e tij duke humbur terren në kampionat. Conte nuk ka dashur të ballafaqohet me gazetarët pas ndeshjes së barazuar në San Siro. Ai ka thyer rregulloren e Ligës, pasi çdo trajner pas ndeshjes e ka për detyrë të flasë.
Ai që vendosur të dalë para mikrofonave ka qenë kapiteni zikaltër, Samir Handanovic: “Shpesh humbasim qartësinë për shkak të lodhjes – pranon portieri për Sky Sport -, por këto ndeshje duhen mbyllur më përpara. Sigurisht nuk barazuam për faj të arbitrit, u ankuam vetëm pse nuk u fishkëllye asnjë faull për sulmuesit tanë, ndërsa për ta po. Nuk e fajësojmë artritin, thjesht duhet ti mbyllim ndeshjet përpara, kështu që tani nuk do të ishim këtu duke folur për këtë çështje”, përfundoi Handanovic.