Bota Corbyn: Do qëndroj neutral nëse mbahet një referendum të ri për Brexit

Corbyn: Do qëndroj neutral nëse mbahet një referendum të ri për Brexit

Jeremy Corbyn do të qëndrojë neutral nëse mbahet një referendum i ri për Brexit pasi Laburistët të kenë ardhur në pushtet. Deklarata erdhi nga vetë lideri opozitar, I cili theksoi se kjo do t’i mundësonte atij kredibilitet si kryeministër për të përmbushur vullnetin e votuesve.

Ky qëndrim i Corbyn u kritikua nga kryeministri Boris Johnson, i cili tha se nuk duhet qëndruar indiferent përpara një çështjeje kaq të rëndësishme.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar do t’i drejtohet kutive të votimit me 12 dhjetor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të thirrura nga qeveria. Johnson pretendon të marrë një mazhorancë më të fuqishme për të aprovuar ujdinë e tij të re për Brexit dhe të përfundojë divorcin nga BE në janar të 2020.

Ndërsa Corbyn, synon të vijë në pushtet me premtimin e një referendumi të ri për Brexit.