Situata me Covid-19 vijon të jetë shqetësuese në vendin tonë. 16 persona nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.”
Ministria e Shëndetësisë thotë se përgjatë 24 orëve të fundit pozitivë kanë rezultuar 545 qytetarë.
“Janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.”
Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.
Shqetësuese mbetet situata në të tre spitalet Covid, pasi numri i të shtruarve dhe pacientëve në gjendje të rëndë është në rritje. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 471 pacientë po trajtohen aktualisht në këto struktura, 27 prej tyre në terapi intensive dhe 9 në intubim.
Aktualisht 17.851 persona janë të infektuar aktivë, ndërsa numrin më të lartë e mban kryeqyteti me mbi 9 mijë të tillë. Ndërsa të shëruarit në 24 orët e fundit janë 397 persona.