Ka pësuar një përmirësim situata me koronavirusin në vendin tonë në 24 orëve të fundit.
Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, 3 persona të tjerë kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës, ndërkohë që të infektuarit e rinj janë 428 nga 3549 testime të kryera.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit, Ministria njofton se janë kryer 3,549 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 428 qytetarë, në këto bashki: 171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat, Rroskovec, Konispol.