Koronavirusi është ndryshuar të paktën 30 herë deri më tani, sipas një studimi të fundit nga shkencëtarët kinezë. Studiuesit nga universiteti Zhejiang zbuluan 19 lloje të reja që nuk ishin parë ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Disa ngjajnë me ato që u përhapën në Europë, ndërkohë disa të tjera ishin të ngjashme me ato që u përhapën në SHBA.
Shkencëtarët besojnë se virusi i quajtur zyrtarisht SARS-CoV-2 po ndryshon vazhdimisht për të kapërcyer rezistencën e sistemit imunitar në popullata të ndryshme. Ekipi i drejtuar nga profesor Li Lanjuan dhe kolegët e tij, testuan sesa efektiv ishte virusi dhe si mund të infektonte dhe të vriste qelizat njerëzore në laborator.
Ngarkesa virale pra sasia e virusit u vlerësua nga ekspertet në të gjitha qelizat pas një, dy, katër, tetë orësh, ditën tjetër dhe 48 orë më vonë. Ekspertët gjithashtu shikuan efektet nëse virusi në mënyrë strukturore ndryshoi qelizën gjatë infeksionit, deri në tre ditë pas eksperimentit.
“Rezultatet tona tregojnë se mutacionet e vëzhguara mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në ngarkesën virale. Ky konstatim sugjeron se mutacionet e vëzhguara në studimin tonë … mund të ndikojnë dukshëm në patogjenitetin (aftësinë për të shkaktuar sëmundje) të SARS-CoV-2”, u shprehën studiuesit.
Ekipi gjeti disa nga mutacionet më vdekjeprurëse në Zhejiang, ku ndodhet universiteti. Këto mutacione ishin parë edhe në disa vende evropiane siç janë Italia dhe Spanja, përpara se të përhapej në Nju Jork. Sidoqoftë, disa nga mutacionet më të buta ishin varietetet që gjenden kryesisht në SHBA, përfshirë shtetin e Uashingtonit, i cili mund të ishte lloji që mbylli Wuhan, nga origjina e virusit. Por shkencëtarët pranuan se “diversiteti i plotë mutacional i virusit në Wuhan në ditët e para është ende i panjohur”.
Studiuesit paralajmëruan se vetëm pse mutacionet ishin më të butë, nuk do të thotë se ekziston një rrezik i ulët i vdekshmërisë. Dhjetë nga 11 pacientët që u studiuan ishin nga Wuhan, qyteti ku filloi pandemia në dhjetor. Të gjithë pacientët nga mosha midis katër muajsh dhe 71 vjeç janë rikuperuar.
“Ilaçi dhe zhvillimi i vaksinave, edhe pse urgjente duhet të marrin parasysh ndikimin e këtyre mutacioneve akumuluese për të shmangur grackat e mundshme”, thanë studiuesit.
Në të gjithë botën, më shumë se 2.45 milion njerëz janë infektuar dhe më shumë se 168,000 njerëz kanë vdekur. Në SHBA, ka më shumë se 771,000 raste të konfirmuara të virusit dhe më shumë se 41,000 vdekje.
Edhe shkencëtarët e universitetit të Kembrixhit zbuluan se ekzistojnë tre lloje të dallueshme të virusit që kanë prekur shumicën e rasteve në botë. Ndërsa është përhapur në gjithë botën, COVID-19 është zyrtarisht “i ndryshueshëm”.