Arti ka fuqinë të inspirojë, të edukojë dhe të motivojë. Credins Bank është gjithmonë në mbështetje të artit dhe artistëve, sidomos në këto kohëra sfiduese. Këtë herë, Credins Bank ka vendosur të bashkëpunojë me artistin e mirënjohur Helidon Haliti duke sjellë pranë degës së saj qendrore një ekspozitë të veçantë me veprat e tij.
Helidon Haliti është një artist i talentuar dhe i njohur në shumë vende të botës. Ai është diplomuar pranë Universitetit të Arteve të Bukura në Tiranë, ku ushtron dhe profesionin e pedagogut. Z. Haliti është dhe themelues i Shoqatës Kulturore VIZart që promovon kulturën dhe artin shqiptar nëpërmjet ekspozitave dhe galerive. Helidon Haliti ka një eksperiencë shumëvjeçare në profesionin e tij ku spikat pjesëmarrja në bienale e ekspozita në kryeqytete të njohura si: Francë, Itali, Zvicër, Finlandë, Turqi, Kinë, Rusi e shumë vende të tjera. Përgjatë karrierës së tij disavjeçare, ai ka fituar çmime të ndryshme si: “Winner Best Landscape” – Hollandë, “Most Innovated IWS Leader”- Bullgari, “Excellence Award”- Çeki etj.
Credins Bank hapi dyert e saj për të promovuar pikturat e z. Haliti në ekspozitën e tij duke i dhënë akoma më shumë ngjyra degës sonë qendrore. “Është e rëndësishme për ne të suportojmë artin dhe artistët dhe t’i mirëpresim ata në rrugëtimin e tyre artistik dhe kreativ. Duke hapur dyert e degëve tona, jo vetëm krijojmë një hapësirë më shumë për çdo artist për të promovuar punimet e mrekullueshme që krijojnë, por dhe një mundësi për çdo klient të bankës për të shijuar të bukurën, artin, dhe frymëzimin që sjell çdo artist me veprat e tij”, thekson Credins Bank.
Z. Haliti vjen këto ditë edhe me një event unik, siç është hapja e Bienales së 4-t Ndërkombëtare të Akuarelit nëpërmjet VIZart pranë muzeut historik kombëtar. Kjo bienale ka sjellë mbi 310 artistë botërore nga 58 shtete me tematikën “Natyrë e qetë”. Tematika është përzgjedhur për të nxjerrë në pah bukurinë e natyrës dhe të jetës. Credins Bank ka mbështetur gjithashtu realizimin e këtij eventi duke vlerësuar të bukurën dhe artin.
“Arti i jep artistit mundësinë e të shprehurit atë çfarë ndjen dhe sheh në botën që na rrethon në mënyrën më origjinale dhe ekspresive të mundshme. Ndaj ne jemi përherë pranë jush artistë të talentuar!”
Credins Bank – gjithmonë në mbështetje të artit shqiptar.