Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka kritikuar liderin e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, duke u shprehur se ai nuk është i përgatitur për të ardhur në pushtet.
Në emisionin “Kjo javë”, Dade tha se Basha nuk e ka pastruar figurën e tij nga akuzat, dhe nëse situata në PD vijon kështu, sipas asaj, PS do të marrë mandat të tretë.
“Patjetër që rotacioni i bën mirë demokracisë, por nuk shoh opozitë të përgatitur për të ardhur në pushtet. Nëse vazhdon kështu gjendja, me këtë opozitë, që ka nevojë të reformohet, pasi edhe lideri i opozitës nuk ka pastruar figurën e tij nga akuzat, ashtu siç vijon të drejtohet nga figura, që duhet të ishin vënë para drejtësisë. Për këtë, përgjegjësia është edhe e Ramës. Opozita duhet të merret me veten. PS do të marrë mandat të tretë, nëse vazhdon kështu”, tha Dade.