Çdo vit, dallgët e oqeaneve po bëhen gjithnjë e më të forta dhe më shkatërruese dhe sipas një pune të re kërkimore, situata do të vijojë të përkeqësohet.
Në një artikull të botuar nga ScienceAlert, studimi në fjalë gjeti një lidhje me ngrohjes së oqeaneve dhe madhësisë e forcës së dallgëve, që sugjeron se sa më shumë ngrohtë të jetë, aq më shkatërrues do të jenë oqeanet tona.
Valët e oqeaneve janë të formuara nga era e krijuar nga një kryqëzim i padukshëm mes atmosferës dhe oqeanit. Ndaj nuk është e habitshme që këto dallgë sa spektakolare, aq edhe të frikshme, preken nga ndryshimet e klimës globale.
Megjithatë, pavarësisht njohjes së kësaj marrëdhënie nga ekspertët, deri më tani nuk ka pasur një metodë, një studim afatgjatë, për mënyrën sesi ndryshimet klimatike dhe sjellja e dallgëve janë të lidhura me njëra-tjetrën.
E teksa dihet që shpejtësia e erës dhe lartësia e dallgëve po shtohen në disa pjesë të oqeanit, shkaqet lokale nuk janë ekzaminuar. Për herë të parë, hulumtuesit kanë mundur tashmë që t’i lidhin të gjitha këto fenomene.
“Ky studime tregon se fuqia globale e dallgëve mund të jetë potencialisht një tregues i ngrohjes globale, e ngjashme me rritjen e nivelit të deteve, apo të temperaturës atmosferike të sipërfaqes globale”, thotë autori Inigo Losada nga Universiteti i Cantabria, ku u zhvillua ky studim.
E teksa në disa pjesë të globit kjo mund të mos ndihet, në disa të tjera ndryshimet janë dramatike.
Për shembull, ngrohja e sipërfaqes në Paqësorin tropikal parashikohet të jetë veçanërisht e madhe, duke rritur lartësinë e dallgëve dhe nivelin e energjisë së tyre në disa pjesë të Paqësorit Verior dhe Oqeanit Jugor, që rrethon Antarktikën.