Një numër i konsiderueshëm njerëzit kanë kritikuar ashpër sjelljen e Kiara Titos, e cila gjatë një bisede në “Big Brother VIP Albania”, ka folur shumë më tepër seç duhet për ish-partnerin, sipas tyre.
Banorëve iu kërkua që të ndarë në çifte të diskutonin disa detaje që lidheshin me dashurinë. Teksa fliste me Olta Gixharin, Kiara u ndal edhe te historia e kaluar, dashuria e saj të parë (Butrint Imeri). Ndryshe nga Luizi, i cili u përgjigj shkurt dhe prerë pyetjeve për ish-partneret, Kiara foli më gjatë. Olta gjithashtu preferoi të mos fliste për dashurinë e parë, duke thënë që është një grua lumturisht e martuar dhe për respekt të partnerit, nuk ia vlen të flasë.
Njerëzit kanë vlerësuar veprimin e Oltës dhe siç duket kanë pritur të njëjtën gjë nga Kiara. “E nise me Butrintin, e përfundove me Butrintin. Nuk më pëlqeu fare, por fare. Sa rëndësi i dhe ishit,” shkruan dikush. “Aman o Kiara se ke 5 vjet që e ke mbyllur si histori. Pak respekt për veten në radhë të parë,” lexohet në një tjetër koment.
“Vajzë e dashur, e dimë që ke patur lidhje, por sa më shkurt ta përshkruaje atë lidhje, aq më mirë do ishte. Nuk po të gjykojmë pse e tregove, por pse flet kaq gjatë për diçka që ka kaluar e aq më tepër, duke qenë e lidhur me dikë tjetër aty brenda,” shkruan një komentuese e radhës./Anabel.al