Bota Tërmeti në Turqi-Siri: Nëna dhe foshnja shpëtohen dy herë në tri ditë...

Tërmeti në Turqi-Siri: Nëna dhe foshnja shpëtohen dy herë në tri ditë nga rrënoja

Është nxjerrë dy herë nga rrënojat brenda një jave.

Herën e parë ishte shtatzënë, ndërsa herën e dytë me foshnjën e saj të porsalindur.

Ky shpëtim i pabesueshëm ka ndodhur në Jidayris, në Sirinë Veriperëndimore.

”Dima ishte shtatë muajshe shtatzënë, kur një pjesë e shtëpisë së tij u shemb gjatë tërmetit të 6 shkurtit. Ajo u nxor nga rrënojat me plagosje të lehta dhe solli në jetë vogëlushin e saj, të cilin e quajti Adnan, në një spital në Afrin, i mbështetur nga organizata ‘Sirian American Medical”, shkruan ”The Guardian”.

Ata u kthyen në shtëpi, por ajo banesë, e vetmja e mundshme në një vend ku ndihma mbërrin me një pikatore, u shemb plotësisht tre ditë më vonë.

Nënë e bir u nxorën sërish nga rrënojat dhe kjo për herë të dytë.

Adnani u shtrua në spital dhe vuan nga dehidratimi i rëndë dhe verdhëza, ndërsa Dima ka marrë lëndime në këmbë.

Por, vogëlushi po u përgjigjet mirë trajtimeve.

”Ne thjesht po e ushqejmë atë dhe po e kalojmë në pikime intravenoze”, tha pediatri që po e trajton.

Mjeku Abdulkerim Hussein al-Ibrahim publikoi foto të vogëlushit duke fjetur i qetë brenda  një inkubatori me kyçin e dorës të lidhur në një pikim intravenoz.