Debati i tretë i demokratëve për zgjedhjet presidenciale amerikane, vendosi përballë 10 kandidatët e mbetur. Favoriti Joe Biden dhe rivalët e afërt Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders u përplasën lidhur me reformimin e përkujdesit shëndetësor.
Debati i mbajtur në Huston të Texas, nxorri fitues ish zëvendës presidentin Biden, i cili thelloi kryesimin në sondazhe. Ai kritikoi planet e kandidatëve të tjerë për shëndetësinë dhe u mbrojt duke thënë se reforma e tij ishte më e zbatueshme pasi kushton shumë më pak.
“Mendoj se Obamacare funksionoi. Plani im për shëndetësinë kushton shumë para, por nuk ka një kosto 30 trilion dollarë. 3.4 trilion në vit, thuajse dyfishi i të gjithë buxhetit federal”, deklaroi Joe Biden.
Kandidatët patën diskutime të ashpra edhe për tema të tjera, si ndryshimet klimatike, emigracioni dhe posedimi i armëve. Gjithashtu rivalët e sulmuan Biden për shkak të gafave të tij të shumta dhe problemeve me kujtesën. Ndërkohë, pati dhe një pikë ku të gjithë kandidatët demokratë u dakordësuan në një qëndrim të vetëm: Politika tregtare e presidentit Donald Trump, të cilën e konsideruan një dështim të plotë.