Extra Debatin për zv/presidentin e SHBA, “e fitoi”… miza që theu rrjetin

Debatin për zv/presidentin e SHBA, “e fitoi”… miza që theu rrjetin

Zëvendëspresidenti, Mike Pence dhe senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris, zhvilluan debatin e tyre të parë për postin e nënpresidentit të SHBA.

Por mes përballjes së tyre për disa çështje kyçe, nga pandemia tek ekonomia, “ylli i papritur i shfaqjes” ishte një mizë, e cila qëndroi në kokën e Pence për plot dy minuta.

Miza nxiti shumë meme dhe komente në internet dhe fjala “mizë” filloi të bëhej trend në Twitter. Nuk vonoi shumë, derisa ajo të kishte edhe llogarinë e saj “Miza e Mike Pence”.

Përpos mizës, një tjetër detaj nga pamja e Pence, tërhoqi vëmendje pasi njerëzit vunë re gjendjen e syrit të tij të majtë, i cili kishte një ton të qartë rozë në të kuq.

Syri rozë mund të jetë një simptomë e koronavirusit, por Pence rezultoi negativ para debatit.