Extra Dekori i ushqimit, sfida e re e kuzhinierëve

Dekori i ushqimit, sfida e re e kuzhinierëve

Pamjet moderne të vendosjes së ushqimeve nëpër pjata është një hapësirë e ndërlikuar dhe konkurruese e cila udhëheq kuzhinierët më të mirë në botë.
Megjithëse arti i kuzhinës nuk është një fenomen i ri prevalenca dhe arritja e kuzhinierëve nuk ka qenë më e shquara gjatë viteve të kaluara, por tashmë ka ndryshuar edhe mënyrën se si njerëzit preferojnë të konsumojnë ushqimin. Shfaqjet televizive të ndryshme kanë nxitur që shefat më të mirë të kuzhinave të kenë një audiencë mbarë botërore të cilët përhapin mesazhin se ushqimet duhet të serviren të kuruara në detaje.
Në të njëjtën kohë ushqimet janë bërë edhe më të papërballueshme për t’u konsumuar pasi gastronomet po sjellin prurje të reja çdo ditë. Ndërkohë, klientët të cilët konsumojnë më shumë ushqim jashtë shtëpisë, gjatë gjithë kohës kërkojnë diçka të re, kështu që shefat e kuzhinës duhet të kryejnë “mrekulli” gastronomike për mysafirët e tyre dhe ky lloj presioni po rritet tek të gjithë kuzhinierët vazhdimisht.
Ndërsa industritë e ushqimit dhe pijeve po plotësojnë këto kërkesa të panumërta, disa duket se janë tepër të efektshme dhe të specializuara për të përsosur përvojën në hotele të mëdha.

“Hotelet tashmë njihen si një “gllabërues” kuzhinieresh për vetë fakti se të gjithë ofrojnë paga të larta për mënyrën se si shumica e kuzhinierëve punojnë,” thotë James Overbaugh, drejtor i Global Food and Beverage Operations për grupin e hoteleve.
“Në hotelin që menaxhoj i cili quhet “Pranvera e Hënës” në Hong Kong, ne jemi të famshëm për krijimin e salcës XO. Historia e kësaj salce besohet të ketë qenë zhvilluar në vitet 1980 dhe thuhet se një gotë salce XO gjallëron enët dhe i jep shije të vecantë mishit të pjekur. Kjo salcë është bërë një specialitet për kuzhinën kineze. Çdo hotel ka të veçantën e vet për t’i tërhequr klientët dhe çdo herë e më shumë ata identifikohen nga ushqimi,” shton ai.

Ambienti dhe shërbimi gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm, sepse turistët gjatë gjithë kohës janë në kërkim të diçkaje të jashtëzakonshme, që nuk e kanë parë më parë.
Servirja e rafinuar, ushqimi cilësor dhe ambienti i bukur, janë faktorët që i bëjnë vizitorët të rikthehen përsëri.

“Produktet cilësore të servirura si një vepër arti janë kthyer një përparësi për të gjitha restorantet në ditët e sotme. Gjatë gjithë kohës kuzhinierët janë në kërkim të produkteve të certifikuara,” thotë Overbaugh.
Tashmë kuzhinat e hoteleve dhe restoranteve janë kthyer në dhoma arti, ku kuzhinierët shprehin fantazitë e tyre. Zakonisht dizajnët e ushqimit pasqyrojnë tradita të veçanta të restorantit.
Për shembull, restoranti The Belvedere në Bevrly Hills, tregon një dekor elegant duke pasur një simbol të përgjithshëm për pjatën kryesore. Klientët e këtij restoranti, 25 vjeçar mund të shikojnë ushqime mesdhetare nga më të ndryshmet, por të krijuara në artin japonez.
Detajet si këto i sigurojnë qëndrueshmëri restorantit dhe nxit vizitorët të kthehen sërish.
“Turizmi nga ushqimi është në rritje. Shumë udhëtarë tregojnë më shumë mënyrën se si është kuruar ushqimi dhe në këtë mënyrë, pamja e ushqimit është kthyer në një faktor kryesor të një restoranti ose hoteli,” thotë Overbaugh. /BBC/