Bota Dekorohet marinari ukrainas që i tha anijes ruse: “Vafsh në djall!”

Dekorohet marinari ukrainas që i tha anijes ruse: “Vafsh në djall!”

Marinari ukrainas Roman Hrybov është bërë një hero në vendin e tij. Është pikërisht marinari që i tha “Ik pirdhu!” luftanijes ushtarake ruse më 24 shkurt në ditën e shpërthimit të luftës duke mbrojtur “Ishullin e Gjarpërinjve”.

Marinari u kthye në shtëpi në rajonin e tij të lindjes në Cherkasy pas një shkëmbimi të të burgosurve mes Kievit dhe Moskës, por fillimisht iu dha një medalje nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Fillimisht 13 rojet kufitare që ndodheshin në jug të portit të Odessa u besuan se kishin vdekur pas mosdorëzimit kundër rusëve. Ditë më vonë erdhi lajmi se ata ishin marrë peng nga rusët, deri në lirimin me shkëmbimin mes të burgosurve.

Vetë presidenti ukrainas Zelensky kishte shpallur menjëherë për këta ushtarë dekoratën e Heroit të Ukrainës për shërbimet e bëra ndaj kombit.