Politika “LSI është e vogël për Metën”, Kryemadhi zbulon të ardhmen politike të...

“LSI është e vogël për Metën”, Kryemadhi zbulon të ardhmen politike të Metës

Monika Kryemadhi zbuloi të ardhmen në politikë të Ilir Metës, bashkëshortit të saj, pas përfundimit të mandatit të Presidentit, më 24 korrik.

Kryemadhi tha në A2 CNN se Ilir Meta do të jetë ideator i një lëvizjeje të re politike.

“LSI është shumë e vogël për Metën, është një kostum që i rri pak ngushtë. Meta mund të jetë ideatori i një lëvizje të re, e cila rikthen jo vetëm identitetin kombëtar dhe integritetin tonë, por mendoj se do të jetë një iniciativë. Na pëlqen apo jo, ai është politikani i vetëm që Monika Kryemadhi dhe Basha e përballëm 3 herë me togat e pushkatimit, për gabimet e Bashës dhe keqdashjet e Bashës”.   

Formula e re Ilir Meta, PD dhe LSI?

“Edhe shumë të tjerë, jam e bindur. Meta bashkon shumë grupe. Në manifestimin e 2 marsit të gjithë janë shokuar. Në 10 ditë ai pati rreth 50 mijë qytetarë të Tiranës, jo të Shqipërisë”, tha Kryemadhi.