Ferrari i Michael Schumacher që në vitin 2002 dominoi Botërorin e Formula 1 do të dalë në ankand në Abu Dabi, në datën 30 nëntor.
Me këtë njëvendëshe, 7 herë kampioni i F1 doli i pari ose i dyti në të gjitha pistat e atij sezoni, duke fituar titullin kampion 6 gara përpara se të përfundonte kampionati.
Ferrari F2002 fitoi atë vit në Australi, Brazil, San Marino, Spanjë, Austri, Kanada, Britani, Francë, Gjermani, Belgjikë dhe Japoni.
Kjo njëvendëshe vlerësohet rreth 5,5 milionë dollarë, por ka mundësi që të shitet edhe për më shumë, duke marrë parasysh se Ferrari F2001 u shit nga Sotheby’s për 7,5 milionë dollarë.