Po ashtu si në protestën e fundit të opozitës, edhe protesta e ditës së sotme ka nisur me përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve, kryesisht banorë të zonës së “Astirit”.
Përplasja ka ndodhur pranë Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit janë shtyrë në tentativë për të çarë kordonin e forcave të policisë.
Por ajo që u vu re këtë mëngjes në rrugët e Tiranës janë disa fletushka që kërkojnë rikthimin e Sali Berishës.
“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do. Kthehu legjendë”, shkruhet në disa prej tyre.
Pritet të shihet nëse në mungesë të kryedemokratit Basha, sot Berisha do të drejtojë protestën e opozitës.