Nikos Dendias, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, tha në një intervistë për “Kathimerini”, se më e rrezikshmja e krizës me Turqinë ishte largimi i anijes kërkimore turke “Oruç Reis” në vitin 2020, për të cilën shtoi se, të dy vendet ishin shumë pranë shpërthimit të luftës me njëra–tjetrën.
Duke treguar prapaskenat e ngjarjeve që ka përjetuar gjatë mandatit të tij, Dendias, tregoi me detaje incidentin në det para tre vitesh, ngjarje që shkaktoi shqetësim të madh në palën greke.
Në lidhje me ngjarjen asokohe reagoi vetë Presidenti Rexhep Tayip Erdogan, i cili tha: “Ne kemi qenë të butë deri më tani. Megjithatë, Greqia nuk po i përgjigjet në të njëjtën mënyrë qasjes sonë. Nëse ata vazhdojnë këtë stil, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Ne thamë: ‘mos sulmoni “Oruç Reisin” tonë, nëse e bëni, do të paguani një çmim të rëndë’”.