Kryesore Draft-statuti i Asocacionit, Vuçiç: Rama nuk është i autorizuar

Draft-statuti i Asocacionit, Vuçiç: Rama nuk është i autorizuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar ka reaguar në lidhje me propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacion.

Ai ka thënë se e respekton kryeministrin Rama por që nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vuçic ka shtuar se Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe për këtë arsye nuk mund të bëjë draft-statut për Asociacionin.

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, ka thënë Vuçiç për median serbe.

Vuçiç shtoi se në lidhje me Asocacionin nuk ka çfarë diskutohet më pasi tij, palët kanë rënë dakord në marrëveshjen me ish-kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa.

“Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu. Na jepni vetëm parimet dhe organet e Asociacionit siç janë negociuar dhe siç e kam inicializuar në vitin 2015 me (në atë kohë kryeministrin e Kosovës) Isa Mustafa. Nuk kërkojmë asgjë më shumë. A e dini se kur do të jetë? Asnjëherë, sigurisht jo derisa Kurti është në pushtet”, ka shtuar  presidenti serb.

Duke iu referuar detyrës së Komandantit të Forcave të Armatosura, Vuçiç tha se Serbia ka kaluar nga niveli më i lartë i gatishmërisë luftarake në një nivel pak më të ulët, por ende ka një pjesë të konsiderueshme dhe të mjaftueshme të forcave ushtarake në zonë për të ndihmuar në çdo rast popullin serb në Kosovë.