Politika Qeveritë Shqipëri-Kosovë mblidhen nesër në Gjakovë, nënshkruhen 10 marrëveshje

Qeveritë Shqipëri-Kosovë mblidhen nesër në Gjakovë, nënshkruhen 10 marrëveshje

Dita e nesërme zhvillohet mbledhja e dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërsa ky do të jetë takimi i parë i kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama pas propozimit të këtij të fundit të një drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas agjendës, takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në Gjakovë.

10 marrëveshje pritet të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët. Më e rëndësishmja cilësohet ajo e njohjes së ndërsjellë të profesionit të avokatit dhe ndërmjetësit për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve.

Në mbledhjet e mbajtura deri më tani mes dy qeverive janë nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, ndërministrore dhe ndërinstitucionale.