Aktualitet Deputeti i PS-së ironizon Berishën për “vrasjen” e Bashës: Në kanun se...

Deputeti i PS-së ironizon Berishën për “vrasjen” e Bashës: Në kanun se kemi pas zakon me shti në gra

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me një deklaratë që ka bërë mbrëmë ish-kryeministri Berisha se nëse ka pasur tentativë për të vrarë Lulzim Bashën, pas tij fshihej Edi Rama.

Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Ndreu shkruan se ka dy ditë që vret mendjen për të gjetur arsyen se pse Rama duhet të vriste kreun e opozitës dhe se nuk ka gjetur një të tillë.

Mes të tjerash ai kujton edhe Kanunin, ndërsa shton se shqiptari se ka pasur zakon që të qëllojë mbi gra dhe fëmijë.

REAGIMI I NDREUT

Kam 2 dite e nete qe vras mendjen per te gjete arsyen perse Rama duhet te vriste Lulin (sipas Berishes kjo) e se gjej dot qe se gjej! Zot na ruj se ne kanun se kemi pase zakon me shti ne gra e ne femije, por kushedi Saliu e ka harru!