Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të dalë në një komunikim me qytetarët live në Facebook në orën 12:00.
Tahiri shkruan në Facebook se do të jetë live për t’i shkuar deri në fund të vërtetës.
Ndërkohë, ish-ministri ndodhet para kërkesës së prokurorisë e cila ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij dhe nisjen e hetimeve për t’i hapur rrugë arrestimit të Tahirit.