Një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë në një supermarket pas tërmetit të mbrëmjes së të martës është bërë viral në rrjetet sociale.
Pamjet sa dramatike dhe komike tregojnë momentin sesi i përjetoi një çift lëkundjet 4.9 të shkallës Rihter, ndërsa ishin duke blerë produkte ushqimore.
Në video dallohet që pas lëkundjeve, djali nxiton për të dalë jashtë dhe në këto momente përplaset me vajzën duke hedhur atë në tokë.. Pavarësisht se kjo e fundit bie, ai largohet me vrap.
Ende nuk dihet vendi i saktë se ku është regjistruar videoja, në Tiranë apo në Durrës.