Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë ndryshe nga të pandehurit e tjerë që jemi mësuar të shohim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
I pajisur me një tabelë ai ka shpjeguar hap pas hapi para gjyqtarëve çdo detaj si mbrojtje ndaj pretencës 35 faqe të prokurorisë, e cila në final kërkoi 12 vjet burg për të,
Sa i takon përgjimeve, Tahiri tha: “Habilaj është përgjuar duke thënë se jam me shefin e madh në datën 22.11.2013, por unë kam qenë në Bruksel për integrimin e Shqipërisë. Në datë 23 nëntor 2013, Habilaj është përgjuar duke thënë se jam këtu me shefin për drekë, por unë në 23 nëntor në orarin e përgjuar kam qenë në konferencë për mediat për rastin e të arratisurve nga burgu i Drenovës. Kam qenë në zyrë në takim me kreun e SHISH, Visho Ajazi, kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe Ministrinë Drejtësisë, Nasip Naço”.
Ish-ministri tha se edhe nga sekuestrimi i telefonave të tij nuk ka dalë asgjë.
Saimir Tahiri: “Më kanë sekuestruar telefonat e mi, ka rezultuar zero komunikim me Habilajt dhe të gjithë pjesëtarët e arrestuat. Kanë pyetur në 15 qytete në Greqi dhe në Mal të Zi nëse kam prona a pasuri që mund ti kem përfituar nga trafiku. Ka rezultuar negative të gjitha”.
Në lidhje me katër episodet e trafikimit të lëndëve narkotike drejt Italisë për të cilën e akuzon prokuroria së bashku ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Tahiri pati këtë përgjigje.
Saimir Tahiri: “Më sillni një provë për katër episodet që më akuzoni. Grupi i strukturuar kriminal, akuza kërkon një provë se çfarë kam bërë, ngarkim- shkarkim, ngritje trau, kam blerë cigare për grupin? Po si është e mundur që një Ministër i Brendshëm të ketë rolin e ndihmësit. Me akuzoni për përgjimin e Taulant Haxhiraj ku ai thotë se kushot e Ministrit kanë marrë garanci. E pse qenkam unë Ministri e jo një tjetër Ministër nga Vlora? Unë paskam takuar në drekë Habilajt, kjo nuk është e vërtetë. Ata janë proceduar penalisht 4 herë nga policia e shtetit. 6 shkresa ja kam çuar Mimi Kodhelit për radarët. Ndërkohë që pretendoni se kam qenë në drekë me Habilajt, unë kam qenë në zyrë me Llallën, Ajazin pasi na ishin arratisur 7 kriminelë nga burgu i Korçës. Ata trafikantë flasin për 5 milion euro dhe 20 milion që fitoja unë dhe i doja për zgjedhjet. Atëherë përse prokuroria e krimeve të renda nuk ka hetuar nga Edi Rama tek unë dhe te të gjithë e të bënte namin”.
Edhe pse i përjashtuar nga partia, Tahiri duket se nuk e ka humbur interesin ndaj zhvillimeve që ndodhin në kampin rozë.
Saimir Tahiri: “Kanë hetuar çdo lëvizje timen hyrje-dalje e çdo gjë, por unë jam Ministri që kam fjetur në hotelin më të shtrenjtë 140 euro e jo si ajo tjetra 900 euro. Më tregoni një veprim të jashtëligjshëm dhe shkoj në burg, por jo thashetheme e sajesa”.
Tahiri ka dhënë shpjegime në kontekstin historik të ngjarjeve se si kur ai ishte Ministër, Habilajt nuk kishin mbrojtje pasi janë proceduar në tre raste.
Saimir Tahiri: “Mw 23 prill 2017 Dritan Prençi, prokuror i kësaj dosje, ka marrë një email me të dhëna mbi Habilajt që kultivonin kanabis. Ky email është dërguar nga njëri nga drejtuesit e Policisë që po akuzohet sot si bashkëpunëtor me Habilajt”.
Këtu Tahiri ngre pikëpyetje: “Pse të mos dyshojmë se për 16 muaj( ditë kur nisi procedim i parë për Habilajt nga vetë Jaeld Çela) prokuroria i ka mbajtur pa hetuar Habilajt? Pse të mos dyshojmë që ishte prokuroria që i mbronte?P olicia ka referuar në prokurori në 9.6.2016 Habilajt për kultivim, kohe kur Jaeld Çela ishte drejtor i policisë së Vlorës. Jaeld Çela akuzohet se ka ndihmuar Habilajt në 4 raste të trafikut në Itali, por pse nuk thotë Prokuroria që Jaeld Çela nuk ka qenë drejtor e as polic në Vlorë për tre rastet e para të trafikut?”