Universiteti i Tiranës prej disa vitesh është paralizuar nga mosfunksionimi i strukturave drejtuese të tyre.
Rektori Mynyr Koni zgjedhja e të cilit erdhi me shumë bujë për shkak të kërcënimit që kishte marrë nga Emiljano Shullazi, nuk arriti të dilte nga statusi i heshtjes.
Në kohën kur koha kërkonte një ndryshim rrënjësor të universitetit më të madh në vend nisi e kundërta një ngërç i pashpjegueshëm dhe një konflikt mes institucioneve drejtuese. Sipas pedagogëve konflikti është mes rektorit koni dhe dekanit Dhori Kule, dikur shumë miq dhe aleatë.
Por kasta e lartë universitare që kontrollon çdo emërim u tregua sërish e paaftë për t’i dhënë zgjidhje problemeve që çuan studentët në protesta.
Por edhe pasi shumë nga kërkesat e studentëve do të plotësohen nga qeveria, sërish kasta nuk po arrin të dalë dot nga guaska që ka krijuar dhe as të garantojë mësim normal nëpër universitete të atyre studentëve që duan të ndjekin mësimin.
Kasta ka shumë emra por ata kanë zgjedhur në krye si rektor në këtë mandat profesorin Mynyr Koni, i cili nisur nga situata në të cilën ndodhet Universiteti i Tiranës nuk ka qenë aspak efiçent. Sot në shumë nga fakultetet e Universitetit të Tiranës nuk bëhet mësim i rregullt dhe për këtë përgjegjësi ka edhe rektori Koni.