Një peshkaqen i rrallë u kap nga peshkatarët në gjirin e Vlorës.
Sipas peshkatarëve, ai quhet peshkaqeni bishtdhelpër ose ‘Dhelpra e Detit’.
Kafsha ishte 3.2 metra e gjatë dhe peshonte 120 kg. Për fat të keq ajo ngordhi në rrjetën e peshkatarëve.
Kjo specie cilësohet e rrallë nga ekspertët, por jo e rrezikshme pasi nuk sulmon.
Quhet Dhelpra e Detit për shkak të gjatësisë së bishtit dhe gjendet më shumë në brigjet tropikale.
Ardhja e tij në ujërat tona ndodh për shkak të ndryshimeve klimaterike.