BE-ja ka reaguar me një deklaratë të fortë pas ngjarjeve të fundit në Tiranë dhe dhunës që u shfaq në Kuvend dhe protestën kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të vendit.
“BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare”- thuhet ne deklaraten zyrare te BE.
Deklarata e BE
BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare.
Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore.
Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.