Shumë njerëz kanë ndërmarrë sfidën “Vegjetarian” këtë muaj, ku ata kanë ndaluar ngrënien e mishit dhe qumështit, ndërsa kanë zgjedhur një dietë më baze bimore për të gjithë janarin. Për shumë njerëz, njëra prej gjërave më të vështira kur je vegjetarian është heqja e vezës nga vakti i mëngjesit.
Pak ditë më parë, dietologia australian, Ellie Bullen, 25 vjeç, e cila shkruan rregullisht këshilla në blogun e saj Elsa’s Wholesome Life, ndan një recetë të cilën ajo e ka quajtur “veza e skuqur për vegjetarianët”.
Përbërësit e saj të fshehtë për ngjyrën dhe konsistencën e verdhë të vezës? Kungull, avokado, namak kala (një lloj piperi) që përdorët në Azinë Jugore. Me këto tre përbërës dietologia ka improvizuar pamjen e vezës, e cila ka një shije mjaft të veçantë.
Nëse jeni vegjetarian dhe dëshiron të shmangësh vezën e skuqur në mëngjes, provojeni sugjerimin e saj.