Të kërkosh rritje page është një bisedë që shpeshherë kthehet në sfidë. Për këtë arsye shumë punonjës kryesisht të rinj në moshë u mblodhën në një bisedë me Kelly Coffey, CEO i Bankës Private të JPMorgan Chase, për të ndarë këshilla të përbashkëta në lidhje më ketë temë. Coffey i ofroi audiencës një strategji veçanërisht të zgjuar. “Për të shmangur frikën e përbashkët për t’u dukur lakmitarë ose të padurueshëm, mos kërkoni thjesht më shumë para. Në vend të kësaj, thuaj: “Do të doja të bëja “X” të ardhura mujore”, thotë Coffey.
“Çfarë do të më nevojitej për ta arritur atë punë? Ju pastaj mund të pyesni më tej: A do të thotë kjo të merrni detyra shtesë? Ndryshimi i roleve? Përmirësim i disa aspekteve të mënyrës sesi punoj tani? Natyrisht, mund të kuptoni se numri që keni në mendje nuk është brenda mundësive”, tha Coffey.
Shpesh, formulimi i kërkesës për “më shumë” shfaq vetëm njërën anë të medaljes, atë të rritjes së mirëqenies, por jo të performancës. “Vetëofrimi” për të marrë më shumë “detyra”, i rikujton punëdhënësit tuaj dedikimin kundrejt asaj që bëni. Sipas studimeve, këto teknika nuk të lënë asnjëherë në baltë!
Ekonomistët dhe psikologët kanë kryer studime të shumta mbi taktikat e negocimit të pagave dhe sjelljen njerëzore. Në vitin 2014, psikologët në Universitetin e Kolumbias zbuluan se emërtimi i një rangu me një “kat” të lartë (dmth shuma më e ulët që do të pranonit) çoi në oferta më të larta.