Kreu i Drejtorisë së Pastrimit të Parave, Agim Ismaili i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ka treguar se ka pasur 154 procedime penale për pastrim parash.
“Kemi pasur 154 procedime penale për pastrim parash, 1300 raportime për transaksione të dyshimta brenda një viti si dhe 28 mln euro të bllokuara nga këto transaksione”.
I pyetur nga kreu i komisionit Spartak Braho, “apo hetoni ndonjë bankë për pastrim parash? Kam info se një bankë është përfshirë në pastrim parash”?
Ismailaj u përgjigj: “Nuk mund të them nëse ka apo jo hetim ndaj një banke”.
Ismaili gjithashtu u shpreh se edhe kishin një listë me njerëz në Shqipëri që financojnë terrorizmin.