Kryesore Dita e gjashtë pa viktima, vetëm 5 raste të reja me Covid

Dita e gjashtë pa viktima, vetëm 5 raste të reja me Covid

Edhe këtë të diel nuk ka asnjë humbje jete nga Covid, ndërsa për të gjashtë ditë radhazi nuk është shënuar asnjë person i vdekur nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë thotë se përgjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë kryer 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë vetëm 5 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: dy raste në Lezhë, nga një rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë.