Bilanc tragjik në SHBA, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 3453 viktima, ndërkohë që të infektuarit e rinj po në të njëjtën periudhë kanë kaluar 21 mijë personat.
Me të dhënat e djeshme, janë 36721 viktimat në vend, ndërkohë që të infektuarit kalojnë 692.162 personat.
Ndërkohë, presidenti Trump deklaroi se viktimat e mundshme në Shtetet e Bashkuara, pas përfundimit të pandemisë, nuk do të kalojnë 60-65 mijë, ndërkohë që parashikohej një bilanc me të paktën 240 mijë.
Presidenti Donald Trump sulmoi sërish Kinën, duke thënë se Pekini mund ta kishte parandaluar kohë më parë epideminë shndërruar në pandemi.
SHBA-ja është vendi më i goditur në botë, para Italisë me 22 745 të vdekur, Spanjës me 19 478 të vdekur dhe Francës me 18 681 të vdekur.