Situata nuk mund të ishte më dramatike. Koronavirusi, i cili ka shkaktuar disa dhjetëra viktima dhe ka përhapur panik në Kinë dhe në disa vende të tjera të botës, po bëhet shkas për ngjarje tepër të rënda.
Pas videove me persona të rrëzuar në rrugë për shkak të sëmundjes, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga mediat kineze.
Një çift në Kinë ka braktisur dy fëmijët e vegjël në aeroport, pasi djali ishte me temperaturë dhe nuk ishte lejuar të ngjitej në bord. Mediat raportojnë se ata i lanë djalin dhe vajzën të vetëm, ndërsa vetë u ngjitën në avion në qytetin lindor Nanjing, duke lënë të shtangur edhe punonjësit e aeroportit. Fatmirësisht, më vonë fëmijët u lejuan të ngjiten në avion duke u bashkuar me prindërit.
Lajmi u përhap fillimisht në rrjetet sociale, në Weibo, Twitter-i kinez. Media lokale “Yangzi Evening News” raportoi se incidenti kishte ndodhur të mërkurën.