Aktualitet Do pastronin 18 mln Euro, Apeli lë në fuqi dënimin për kunatin...

Do pastronin 18 mln Euro, Apeli lë në fuqi dënimin për kunatin dhe truprojën e Rezart Taçit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin për kunatin dhe truprojën e biznesmenit Rezart Taçi, të cilët u akuzuan për pastrim parash në vlerën e 18 milionë Eurove.

Artur Balla dhe Bledar Lilo do të vuajnë në total 21 vite burgim të dy, përkatësisht nga 11 vite dhe 10 vjet.

Bledar Lilo dhe Artur Balla të orientuar nga biznesmeni Rezart Taçi, kanë pasur rol shoqërimin e Françesko Zummos dhe Fabio Petruzellës në të gjitha udhëtimet në Shqipëri dhe Malin e Zi ku kanë hapur llogaritë bankare nëpër të cilat do të transferohej shuma monetare.

Zumo është i njohur në Itali si ndërtues dhe i proceduar penalisht për pastrim parash dhe implikim në organizatën mafioze Cosa Nostra.