Aktualitet “Doli për ndeshjen, u kthye në arkivol”, kush është shqiptari që u...

“Doli për ndeshjen, u kthye në arkivol”, kush është shqiptari që u vra me plumb qorr në Athinë

Është identifikuar shqiptari i cili vdiq nga një plumb “qorr” në një lokal në Athinë.

Ai është 37-vjeçari Pëllumb Islami, i cili njihej gjerësisht me emrin Sandri. Mediat greke shkruajnë se 37-vjeçari ishte një person i qetë dhe nuk kishte lidhje me pjesëtarët e bandave shqiptare që u konfliktuan me armë në ambientet e lokalit në Athinë.

Islami kishte dalë mbrëmjen e së martës për të parë ndeshjet e Champions League, por fati deshi që ai të ndërronte jetë nga një plumb “qorr” që e goditi në shpatull.

37-vjeçari banonte në afërsi të lokalit ku dhe ndërroi jetë aksidentalisht.

Punonjësit e Policisë kanë mundur të sekuestrojnë një xhip Cadillac që u gjet pranë kafenesë në rrugën Kastamonis dhe një makinë Mercedes luksoz, të cilat u përkasin autorëve të krimit.

Sipas policisë greke, një grup prej 7 shqiptarësh, pjesëtarë të bandave të rrezikshme të trafikut të drogës, hynë në ambientet e kafenesë dhe nisën të debatonin pa u ulur.

Më pas personat dolën në rrugë jashtë lokalit dhe nisën të qëllonin me armë drejt njëri-tjetrit.

Për pasojë, shqiptari fatkeq që ndodhej në lokal, mori një plumb në shpatull dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e gjakderdhjes.