Sport Donnarumma: Shqipëria ka skuadër të mirë

Donnarumma: Shqipëria ka skuadër të mirë

Italia vjen si kampione e Europës në fuqi dhe kjo është një përgjegjësi më shumë për skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti.

Një ndër heronjtë e Euro 2020, portieri Gianluigi Donnarumma, i cili tani mban shiritin e kapitenit në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s foli për ndeshjen e parë me Shqipërinë dhe për objektivat.

“Shqipëria ka një skuadër të mirë me lojtarë të rinj, por që kanë krijuar përvojë. Ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra, kështu që duhet të përballemi në mënyrën më të mirë të mundshme e të përpiqemi të fitojmë çdo takim. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje dhe në këtë moment që të bëjmë mirë ndaj Shqipërisë. Më pas të shikojmë”, tha portieri.

Edhe pse 25-vjeçar Gianluigi Donnarumma numëron 62 ndeshje me përfaqësuesen A të Italisë.

Donnarumma ka qenë pjesë e skuadrës në 3 ndeshje kur ekipi italian ka luajtur me Shqipërinë, por pa u aktivizuar asnjë minutë.