Aktualitet Donte të vriste gruan, arrestohet 66-vjeçari në Vorë

Donte të vriste gruan, arrestohet 66-vjeçari në Vorë

Policia e Vorës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Policia thotë se është arrestuar një 66-vjeçar, pasi kërcënoi me armë bashkëshorten.

Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Domje, në Vorë ku shtetasi me inicialet S. B dhunonte psikologjikisht bashkëshorten e tij, duke e kërcënuar me armë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën ky shtetas e kërcënonte për ta vrarë bashkëshorten e tij, 63-vjeçaren L. B.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.