Sport Dortmundi në krizë pa Haaland, turpërohet nga Shtuttgarti

Dortmundi në krizë pa Haaland, turpërohet nga Shtuttgarti

Borussia e Dortmund pa Erling Haaland nuk është më e njëjta skuadër dhe këtë e tregon ecuria e dobët e verdhezinjve në javët e fundit në Bundesliga.

Skuadra e Lucien Favre u turpërua nga Shtuttgarti brenda në Signal Iduna Park teksa u mposht me rezultatin e thellë 1-5. Humbja e 3-të për Dortmundin në 5 ndeshjet e fundit në kampionat me verdhezinjtë që humbën akoma më shumë terren në garën për kreun.

Leipzig ndërkohë pas kualifikimit në Champions vazhdoi ecurinë pozitive edhe në kampionat teksa arriti të fitonte me rezultatin 2-0 ndaj Werder Bremen me gola të Sabitzer me penallti dhe spanjollit Dani Olmo.

Në sfidat e tjera të javës së 11-të, Gladbach barazoi 1-1 me Hertha Berlin në shtëpi, Koln fitoi 0-1 në fushën e Mainz, ndërsa Freiburg mposhti 2-0 Arminia Bielefeld.