Aktualitet Dosja e prokurorisë për vrasjen në Prizren: Dibran Hoxha qëlloi me armë...

Dosja e prokurorisë për vrasjen në Prizren: Dibran Hoxha qëlloi me armë nga parkingu në drejtim të makinës së viktimës

Mediat kosovare kanë publikuar të dhëna nga dosja e prokurorisë për vrasjen e ndodhur në lokalin “Kobra City”, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Visar Cengu si dhe u plagos shoku i tij 27-vjeç.

Në dosjen e prokurorisë nënvizohet se është pronari i lokali, Dibran Hoxha, ai i cili dyshohet se ka qëlluar mbi dy shtetasit shqiptarë.

“Hoxha ka shtënë në drejtim të veturës, e cila ndodhej në parkingun e lokalit të tij “Kobra City””, shkruan Kallxo.com, e cila ka mundur të sigurojë dosjen e prokurorisë së Prizrenit.

Gjithashtu po sipas Prokurorisë së Kosovës, bëhet me dije se shkak për konfliktin është bërë pagesa e faturës së tavolinës më një vlerë rreth 400 euro.

Në lidhje me vrasjen është arrestuar pronari i lokalit Dibran Hoxha, i njohur ndryshe në rrjete sociale si “Kobra”, por edhe 5 shtetas të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.