Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka propozuar sot një draft rezolutë që sugjeron mbrojtjen dhe përfaqësimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Draft rezoluta i është propozuar Kuvendit të Kosovës që duhet të japë miratimin.
Në tekstin e dokumentit, presidenti Thaçi propozon që Kosova të konsiderojë interesin e shqiptarëve të Preshevës, duke iu referuar në pikën 1 të saj detyrimit shtetëror për të njohur vullnetin e tyre për bashkim me Kosovën shprehur në referendumin e vitit 1992 dhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë, Bujanoc.
Thaçi propozon që kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jenë edhe pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke rregulluar përfaqësimin e tyre në delegacionin e bisedimeve mes dy shteteve.