Edhe pse prapa hekurave për vrasje të rëndë në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje, falsifikim të vulave etj, Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për të deklaruar pasurinë dhe Dritan Dajtit.
Përveç Dajtit, është edhe i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike Xhevdet Troplini, i cili duhet t’iu përgjigjet me shkrim pyetjeve të OFL në lidhje me pasurinë.
Troplini i njohur ndryshe si (Poja), është zotërues i një sërë biznesesh mes tyre “Port Side” në Durrës, në garazhin e të cilit u rrëmbye disa vite më parë Gazment Çollaku. Ai është i dyshuar dhe për disa ngjarje kriminale mes tyre si urdhërues në vrasjen e Juxhin Dautit dhe Ervin Dalipit dhe njihet për përplasje me Emiljano Shullazin.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.