Kryesore “Dua kallashnikovë e mjete të blinduara në Tiranë”, Rama zbulon bisedën me...

“Dua kallashnikovë e mjete të blinduara në Tiranë”, Rama zbulon bisedën me zyrtarin e lartë të BE

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin e 100 qendrave kombëtare të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka vënë theksin te mikpritja, si një vlerë e shqiptarëve, duke thënë se kjo është në fakt një vlerë e panegociueshme.

Rama tregoi bisedën telefonike me drejtorin e personave VIP në Rinas, i cili i kishte përcjellë kërkesën e veçantë të një zyrtari të BE, i cili kërkonte të lëvizte nga aeroporti i shoqëruar me makina të blinduara dhe kallashnikov.

“Para pak kohësh, më erdhi një mesazh nga personi që është përgjegjës për pjesën ku kalojnë VIP-at në aeroportin e Tiranës, është e rëndësishme duhet ta flasim.

Mendova se ka rënë zjarr, ç’do ketë ndodhur pse duhet të marr unë drejtorin në aeroport. E kapa tel dhe dëgjova që do vinte një person shumë i rëndësishëm nga një shtet anëtar i BE, bashkë me gazetarë dhe nuk pranonte të dilte nga ambienti i VIP për të ardhur në Tiranë

Po si ka mundësi? Drejtori tha që ky person do që të shoqërohet me roje dhe që kanë armë të vërteta dhe i gjithë shoqërimi të ketë makina të blinduara.

I thashë mesa di unë i tillë është shërbimi. Ai tha do të shikojë kallashnikovë dhe jo pistoleta.

I thashë, nuk e ofrojmë këtë shërbim të veçante dhe thuaj të kthehet nga ka ardhur. Pas 45 minutash gjithë ai shoqërim i madh që u bë, arriti dhe të bëhej një deklaratë e fortë që Shqipëria duhet të punojë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimi”, tha kryeministri.

Por, pas vizitës së tij në Tiranë, Rama tha se zyrtari në fjalë zbuloi se ai nuk ishte në dijeni se kërkesa e tij e veçantë kishte ardhur edhe te ai.

“Të nesërmen më takoi në mëngjes dhe nuk e dinte se unë e dija se ç’kishte ndodhur dhe cila ishte kërkesa e tij e veçantë.

Më tha: Dua t’ju kërkoj ndjesë se kam udhëtuar në shumë vende dhe as edhe një herë nuk kam përjetuar një hendek nga ajo që prisja dhe nga ajo që pashë në realitet. Është ndryshe nga ai vend shumë ndryshme nga ai që isha përgatitur.

Mbrëmë eca në qendër të Tiranë dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar. I thashë nuk e kam të vështirë ta imagjinoj, por ka vetëm disa që mbulohen”, u shpreh Rama.