Nga Aleksandër Meksi
Ju drejtohem si qytetar, si të gjithë Ju, miq e të panjohur në këto ditë të vështira…
Thirrja e ime është që të përmbaheni e të duroni vetminë e mbylljes në shtëpi duke qenë se deri dje dalja në rrugë, kafeja tradicionale e takimet me miq, shokë e të afërm ishin pjesë e dobishme e jetës sonë të përditshme.
E kuptoj se është e vështirë për mënyrën tonë të jetesës dhe se në shumicën e rasteve dhe për kushtet e banimit jo të përshtatshme për izolim. Por, pa këtë vetizolim paraprak shmangni përhapjen e kësaj flame dhe njëherësh shmangni dëmtimin tuaj dhe të familjarëve. Dhe kjo varret prej nesh.
Edhe njëherë mbylluni në shtëpi, shmangni tërësisht kontaktet dhe daljen në rrugë vetëm për nevoja të domosdoshme (dyqane ushqimesh dhe farmaci), zbatoni me bindje dhe rreptësi rregullat e higjienës për këtë rast, po ashtu dhe këshillat e mjekëve. Le të shpresojmë që në të njëjtën shkallë të mobilizohen dhe ata që me vullnetin e lirë të tyre kanë marrë përsipër detyrën të na sigurojnë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit tonë dhe për sakrificat e tyre tu jemi mirënjohës.
Uroj që të kemi të gjithë bashkë fat!!