Kryesore “Dvorani, simboli i korrupsionit”, Basha rreshtohet në krah të Metës

“Dvorani, simboli i korrupsionit”, Basha rreshtohet në krah të Metës

Për kryedemokratin Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama e ka jetike kapjen e institucioneve. Nga Devolli, Basha akuzon Ramën se ashtu siç paracakton tenderat, paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pa garë.

Basha e sulmoi kreun e KED Ardian Dvorani me gjuhën e presidentit Ilir Meta.

“Njësoj siç paracakton tenderat, paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pa garë, ata që do Ardian Dvorani, simboli i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit, vegla dhe masha e Edi Ramës që nuk do të lërë institucion pa kapur sepse ai e ka jetike t’i kapë institucionet.

Nëqoftëse institucionet funksionojnë i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale, për dhjetëra vepra penale është Edi Rama dhe gjysma e kabinetit dhe ish-kabinetit të tij qeveritar.

Prandaj ai e ka jetike të kapë drejtësinë, të bllokojë reformën në drejtësi, prandaj ai cakton si kukulla prokurorë, gjyqtarë, Gjykatë Kushtetuese. Paligjshmëria dhe padrejtësia prodhojnë vetëm varfëri dhe mjerim. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet dhe kthimi i legjitimitetit të parlamentit”, tha Basha.