NASA ka lëshuar alarmin për shkëputjen e një ajsbergu të madh dy herë sa qyteti i Nju Jorkut, duke kërcënuar të shkëputet nga Antarktik. Imazhet e marra nga sateliti i Tokës i Agjencisë së Hapësirës tregojnë një situatë alarmante: në rast të shkëputjes së malit të akullit, të dy aktivitetet kërkimore dhe prania e njeriut në zonë do të ishin në rrezik.
Zona që mund të dëmtohet seriozisht është platforma e akullit “Brunt”, e cila ndodhet përgjatë bregut veri-perëndimor të kontinentit Antarktik: prej aty, ajsbergu do të shkonte drejt oqeanit.
Imazhet e platformës janë marrë nga sateliti i Tokës i NASA-s. Në zonën e shkëputjes së mundshme ka pasur një thyerje të qëndrueshme tani për 35 vjet, por kohët e fundit ky “pushim” ka filluar të përparojë drejt Veriut në një shkallë prej katër kilometrash në vit.
Nëse fraktura vijon të përparojë, duke shkaktuar shkëputjen e ajsbergut, masa e akullit që mund të lirohet në oqean është e barabartë me 660 kilometra katrorë: kjo nuk është e mjaftueshme që të bëhet pjesë e 20 ajsbergëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por sigurish më e madhja që është shkëputur ndonjëherë nga platforma “Brunt” nga viti 1915.
Në platformë, ekspertët mbërritën për herë të parë në 1955-ën dhe imazhi i parë i thyerjes i filmuar nga sateliti daton në 30 janar, 1986. Fotoja e dytë, ajo që tregon progresin e thyerjes, është marrë më 23 janar, 2019.
Fraktura ka filluar të lëvizë në tetor 2016 dhe që atëherë ka vazhduar të zgjerohet, për shkak të konformitetit të akullit që mbështete mbi një formacion nënujor, ku themeli është kripa, deri sa të arrijë në pjesën e ulët të platformës së akullit. Ky formacion shkëmbor, parandalon akullin të përparojë dhe përcakton valë të çara në sipërfaqe.
Pasoja më e qartë është thyerja e tij, që ecën përpara në mënyrë të pandalshme, pasi mbetur e qëndrueshme për gati 35 vjet.