Politika Gjonaj: Do të hetohen të gjithë ish-zyrtarët e lartë

Gjonaj: Do të hetohen të gjithë ish-zyrtarët e lartë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi nga foltorja e Kuvendit se opozita dogji mandatet dhe po proteston, pasi ka frikë nga drejtësia e re.

“Pavarësisht përpjekjeve të partive opozitare për të bllokuar reformën në drejtësi dhe integrimin. Sot vendoset miratimi i strukturës së KLP-së dhe KLGJ-së. Këshillat garantojnë që pushteti të mos bjerë më në batakun e mëparshëm.

Jemi angazhuar që për ne zbatimi i reformës në drejtësi. Partitë opozitare janë jashtë sallës, pasi po shikojnë që drejtësia e re po vjen, dhe këtë e dëshmon vullneti i opozitës për të mos miratuar dy ligjet.

Në qershor të 2018 opozita vendosi bllokimin e shkollës së magjistraturës, por edhe kjo u superua. Do të hetohen të gjitha dosjet e korrupsionit për të dënuar cdo zyrtar dhe ish-zyrtar” tha Gjonaj.