Bota Dy mjekët turq të vaksinës shpallen “Personat e Vitit”

Dy mjekët turq të vaksinës shpallen “Personat e Vitit”

Financial Times shpalli themeluesit e kompanisë farmaceutike BioNTech, dr. Ugur Sahin dhe gruan e tij dr. Ozlem Tureci, si “Personat e Vitit”.

“Çifti ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm shkencor dhe tregtar duke zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19 në më pak se një vit”, raportoi Financial Times.

Me zhvillimin e një vaksine efektive kundër koronavirusit, dy shkencëtarë turko-gjermanë që arritën këtë sukses të madh tërhoqën vëmendjen e të gjithë botës.

Fakti që ata ishin në gjendje të krijonin një vaksinë të sigurt dhe efektive në më pak se një vit tregoi suksesin e çiftit edhe shkencor.

“Si krijuesit e vaksinës së parë të miratuar nga dy rregullatorët më të besuar në botë, Çmimi FT i Vitit iu dha Dr. Sahin dhe Dr. Tureci. Ata janë një simbol i historisë së suksesit shkencor dhe komercial”. raportoi Financial Times.

Sahin dhe Tureci janë fëmijë emigrantësh nga Turqia që emigruan në Gjermani në vitet 1960.

Çifti themeloi BioNTech për të zhvilluar teknologji për imunoterapitë e individualizuara të kancerit.

Menjëherë pas shfaqjes së koronavirusit në Wuhan, Kinë, Sahin dhe Tureci vendosën të përdorin njohuritë e tyre për teknologjinë e dërguesit RNA (mRNA) për të rritur imunitetin dhe për të parandaluar infeksionet COVID-19 si pjesë e një projekti që ata e quajtën “Project Lightspeed”.

Në mes të janarit, kompania bëri partneritet me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer për të zhvilluar një vaksinë të mundshme kundër COVID-19.